Shitja dhe komunikimi me klientë
Training Information
Price: 120€
Training Start Date: 03-11-2017
Training End Date: 04-11-2017
Appilcation Deadline: 31-10-2017
Lecturer: Driton Salihu
Apply Now!Training Description
Trajnimi për Agjent/Meanxher të Shitjes është një përmbledhje e njohurive dhe aftësive qe duhet të zhvillohen nga personat të cilët punojnë në shitje si reprezentues të kompanive të ndryshme.. Qëllimi i trajnimit është zhvillimi i aftësive dhe shkathtësive të shitjes, krijimi i marrëdhënieve me klient dhe kujdesi ndaj klientit, si dhe njohja me praktikat më të mira të komunikimit dhe mirësjelljes gjatë procesit të shitjes. Temat kryesore që do të trajtohen janë:
- Përgatitja e shitjes
- Konceptet e Agjentit të Shijes dhe Klientit
- Të kuptuarit e nevojave të blerësit
- Metodat e blerjes
- Praktikat më të mira gjatë negocijimit
- Prezantimi i produktit
- Trajtimi i Ankesave dhe qasja ndaj tyre
- Bazat e kujdesit ndaj konsumatorëve
Shitjet realizohen dhe dështojnë bazuar në komunikimin e Agjentëve/shitësve me blerësit , jo rrallë herë ata bëjnë lëshim të thjeshta që rezultojnë ne dështim të shitjes!
Trajnimi i Dedikohet:
- Zyrtareve të shitjes
- Agjenteve të shitjes
- Menaxhereve të Shitjes/llogarive
- Personave që punojnë direkt në shitje
Rezultatet e pritura
Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me njohuri për:
- Proceset e mirësjelljes gjatë shitjes
- Detyrat dhe pergjegjësitë e një agjenti/menaxheri të llogarive
- Komunikim efikas me blerësit
- Identifikimi i nevojave të klientit
- Të menduarit e blerësve
- Të prezantojnë produktin /shërbimin
- Të përfitojnë njohuri bazike në përkujdesjen e klientëve
Përveç Certifikatës së trajnimit, secili pjesëmarrës do të pajiset me materiale shtesë të cilat janë udhërrëfyes për më tutje. (ppt)
Training Curriculum
Koncepti i Menaxherit/Agjentit të llogarisë (Sales/ Account Manager/Rep)
- Karakteristikat dhe tiparet e Agjentit/menaxherit të Shitjes
- Agjenti i Shitjes si promovues i kompanisë
- Roli i Agjentit te shitjes ne krijim e pozitës se kompanisë ne treg
- Detyrat e Agjentit të Shitjes
Koncepti i Klientit
- Definimi i Klientëve
- Rolet e Klientëve
- Sjellja e Klientëve gjatë blerjes
- Definimi i grupit të klientëve
Përshtypja e pare
- Dukja
- Komunikimi verbal dhe jo verbal
- Si ti drejtohemi klientit
Krijimi i marrëdhënieve me klient
- Analiza e nevojave të klientit
- Krijimi i besimit të klienti
Prezantimi i Produktit
- Cross sale / Up Sale
- Rekomandime
Negocijimi
- Teknikat e Negocijimit
- Përshtatja me klient
- Mbyllja e Shitjes
Kujdesi ndaj klientit dhe ciklet
- Elementet e kujdesit ndaj klientit
- Përgatitja e ofertës
- Thirrja telefonike
- Kujdesi pas shitjes
Training Schedule
Dita 1.
10:00 – 10:15 Mirëseardhje/Prezantim
10:15 – 11: 00 Koncepti i Menaxherit/Agjentit të shitjes
11:00 – 11:15 Pauza për kafe
11:15 – 12:00 Koncepti i Klientit
12:00 – 13:00 Dreka
13:00 – 14:30 Përshtypja e Pare
14:30 – 14:45 Pauza për kafe/qaj
14:45 – 16:00 Krijimi i Marrëdhënieve me klient
Dita 2.
10:00 – 10:15 Përsëritje nga dita 1.
10:15 – 11: 00 Prezantimi i produktit/shërbimit
11:00 – 11:15 Pauza për kafe
11:15 – 12:00 Negocijimi
12:00 – 13:00 Dreka
13:00 – 14:30 Negocijimi
14:30 – 14:45 Pauza për kafe/qaj
14:45 – 16:00 Kujdesi ndaj klientit dhe ciklet
Training Lecturer Information
Z. Driton Salihu është profesionist me më shumë se 18 Vite përvoje në fushën e menaxhimit të biznesit, shitjes, konsulencave dhe mësimdhënies.
Sjell përvojë pune nga kompanitë e njohura ndërkombëtarisht, jashtë Kosovës si dhe nga kompanitë e mirënjohura kombëtare. Z. Salihu është poashtu i angazhuar si Asistent Profesor në “Staffordshire University” dega në Kosovë.
Studimet i perfundoi në “Queen Mary and Westfield, University of London, LONDON, BEng” dhe Staffordshire University, Staffordshire, UK, MBA (Masters of Business Administration).
Metodat e tij të mësimdhënies janë bashkëkohore, inkuadruese dhe gjithnjë me ushtrime dhe detyra praktike.