Jeni të ri në tregun e punës apo jeni profesionit me përvojë që dëshiron ndryshim, ne ju ndihmojmë për të identifikuar karierën që është e përshtatshme për ju duke u bazuar në interesimet dhe aftësitë e juaja.
Ne e dijmë që punë-kërkuesit ballafaqohen me sfida unike dhe për këtë arsye ofrojmë këshillime të personalizuara për një numër të madh individësh me qëllim të identifikimit të aftësive të tyre individuale, përparësive, shkathtësive, vlerave, preferencave dhe mënyrës se si ato lidhen me opcione specifike të punës. Pra nëse sapo keni filluar, keni mbetur rishtaz pa punë, apo kërkoni ndryshim … jeni punëtor i ri apo me përvojë … ne mund të ju ndihmojmë.
Ne përdorim metoda testimi të cilat ndihmojnë në identifikimin e aftësive të nevojshme, interesimeve dhe tipeve të personaliteteve për t’iu ndihmuar që të identifikoni interesimet tuaja, mundësitë dhe vlerat dhe si ato lidhen me mundësi potenciale për karierën tuaj të ardhshme.