Mbështetje në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

Cikli jetësor i punonjësit është i zakonshëm në të gjitha bizneset.
Gjetja dhe mbajtja e njerëzve të duhur është thelbësore për kompani të sukseshme, njësoj siç’ është edhe ndreprerja e marrëdhënjes së punës për punonjësit jo produktiv.

PCG ofron shërbime për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (MBNJ) apo trajnon stafin tuaj në vend pune, në të gjitha aspektet e MBNJ, duke filluar prej rekrutimit, punësimit e deri te largimi. Ne sjellim metodologji bashkëkohore të rëndësishme për të adresuar çështjet e zakonshme ditore si dhe ato më të rëndësishmet.

Kompanitë zyrat dhe organizatat zakonisht kërkojnë:

  • Shërbime rekrutimi
  • Ndihmë gjatë rekrutimit, përshtatjes së punës dhe vlerësimit të kompetencave
  • Përmirësim të procedurës së vlerësimit të performancës
  • Metoda të dëshmuara për mbajtjene e punëtorëve të mirë
  • Udhëzimë për menaxhim të konfliktit dhe të punëtorëve të vështirë
  • Rregullore të mirëfillta pune të cilat janë në përputhje me ligjet dhe rregulloret
  • Strategjitë e duhura dhe procedurat për ndërprerje dhe përfundim të punësimit
  • Udhëzime për procedura të ruajtjes dhe regjitrave të ndryshëm të BNJ dhe krijimit të Databazave për BNJ.

PCG ofron programe gjithëpërfshirëse të menaxhimit të dokumentacionit të cilat përfshijnë trajnimin në vend të asistentëve administrativ dhe atyre të BNJ për implementimin, kalendarimin dhe mirëmbajtjen e procesit të “Ciklit jetësorë të punonjësit”. Do të bindeni që Konsulenca e PCG është mënyrë e mirë dhe me kosto efektive për të menaxhuar kërkesat tuaja për BNJ.

Shërbime të rekrutimit

Tregu aktual i punës është shumë i koklavitur për punë-kërkuesit, por ajo që shumica nuk e vërejnë është se nuk është fare i lehtë as për punëdhënësit. Askush nuk e lakmon vendimin për të larguar punëtorët. Koha, energjia, ndikimi emocional dhe rreziqet e asocuara me largimin e punonjësve – mos të përmendim ndikimin që kjo ka në moral dhe produktivitet të punëtorëve që mbesin në kompani – janë shumë të rëndësishme.

Rekrutimi për pozita të lira është poashtu i vështirë kur marrim parasysh stafin i cili tani më zhonglon prioritetet e shumfishta si dhe nr. e bollshëm të CV-ve që vijnë për pozita të lira si shkak i nr. çdo ditë e më të madh të personave të kualifikuar në tregun e punës.

PCG ofron mbështjetje për shërbime të rekrutimit filluar nga analizat e vendeve të punës, përshkrimet e punës, draftimet, shpalljet e pozitave të lira, përpilimet e listave të ngushta, përcaktimin e kritereve për selektim, intervistimin e kandidatëve dhe përzgjedhjen e personit adekuat për nevojat bizesore të klientëve tane.

Delegimi i Menaxhimit të BNJ (Outsourcing)

Nëse kompania juaj e konsideron delegimin e një apo disa funsioneve të burimeve njerëzore –jashtë kompanisë (Outsourcing) – ju jeni pjesë e trendit në rritje. Kohë më parë MBNJ nuk ishte edhe aq i komplikuar, kishte: punësimin, largimin dhe pagat. Që nga 1970 – tat e vona, BNJ janë rritur për tu bërë më sfiduese.

Haroni kohën që duhet kaluar me punëtorët apo duke përpiluar rregullore në lidhje me çështje të benefiteve, administratës dhe përputhjen e tyre me ligje. Aktivitete këto që zakonisht do t’ua marrin tërë kohën. Ekzistojnë arsye shumë të forta për të konsideruar delegimin e MBNJ, por nëse pyeteni se pse kompanitë tjera e bënjë këtë, lexoni statistikat në vazhdimësi!

Shoqata ndërkombëtare për MBNJ (SHRM) ka bërë anketim të qindra kompanive në lidhje me mënyrat e delegimit (Outsorcing) dhe ja se çka kanë gjetur të jenë arsyet kryesore se pse kompanitë delegojnë:

  • 27% e kompanive delegojnë për të kursyer të holla – kjo edhe nuk është shumë befasuese – cila kompani nuk dëshiron të kursej dicka?
  • 23% e kompanive delegon për t’u fokusuar në strategji – burokracija dhe detyrat e shumta administrative nuk lënë shumë kohë për t’u marrë me planifikim, prandaj kjo ka kuptim.
  • 22 % e kompanive delegon në mënyrë që të jenë në përputhje me ligjet – cdo ditë e më shumë përshtatja me ligjet bëhet sfiduese prandaj delegimi i rrezikut është hap i duhur.
  • 18 % e kompanive delegon për të përmirësuar saktësinë – nëse keni shumë për të bërë (dhe kush nuk ka) saktësia lihet anash, prandaj edhe kjo ka shumë kuptim.
  • 18% e kompanive delegon si shkak i mungesës së përvojës përbrenda kompanisë. T’i dini dobësitë e juaja është me rëndësi të njejtë sikurse t’i dini përparësitë, prandaj delegimi i detyrave të cilat e dini që nuk jeni në gjendje t’i menaxhoni me sukses tek dikush me përvojë, është vendim shumë i mirë biznesor.
  • 18% e kompanive delegojnë për të përfituar nga teknologjia e avancuar – kur kemi të bëjmë me një nr. të madh të shënimeve të rëndësishme të cilat duhen analizuar, por punë kjo e cila kërkon teknologji të kushtushme, delegimi mund të ofroj zgjedhje pa ndonjë investim madhor.

Cila do që të jetë arsyeja juaj për delegim të MBNJ, PCG është këtu t’iu ofroj mbështetjen e nevojshme profesionale.

Mbështetja e MBNJ në vend të punës

PCG ofron programe gjithëpërfshirëse të menaxhimit të dokumentacionit të cilat përfshijnë trajnimin në vend të asistentëve administrativ dhe atyre të BNJ për implementimin, kalendarimin dhe mirëmbajtjen e procesit të “Ciklit jetësorë të punonjësit”. Do të bindeni që PCG Konsulenca është mënyrë shumë e mirë dhe me kosto efektive për të menaxhuar kërkesat tuaja për MBNJ.

PCG ofron shërbime apo trajnon stafin tuaj në vend pune, në të gjitha aspektet e MBNJ, duke filluar prej rekrutimit, punësimit e deri te largimi. Ne sjellim metodologji moderne të vlefshme për të adresuar çështjet ditore si dhe ato madhore.

Rregullorja e punës/ Doracaku i punëtorëve

A qëndron e mbyllur në sirtar rregullorja juaj e punës? E pa përditësuar që nga aprovimi i saj, e cila rrallë herë shërben për t’u konsultuar nga punonjësit, deri sa të ndodhë ndonjë konflikt i madh i cili ju lëkund nga rutina e përditshme?

Rregulloret dhe procedurat janë të pa zbatueshme përderisa ato nuk komunikohen në mënyrë efektive dhe konsistente.

Ndoshta ka ardhur koha që të largoni puhurin nga ato rregullore dhe të mendoni se …

  • A u janë komunikuar në mënyrë efektive të gjithë punonjësve përfshirë punonjësit e punësuar rishtaz?
  • A janë të kuptueshme?
  • A i përmbushin kërkesat ligjore
  • A zbatohen në mënyrë uniforme dhe rutinore
  • A përkrahin misionin dhe qëllimet e kompanisë
  • A kontrollohen dhe mirëmbahen periodikisht
  • A janë konsistente me praktikat tuaja

PCG mund të rishikoj rregulloret e juaja ekzistuese për t’u siguruar që janë në rregull apo të ju ndihmojë në draftimin e rregulloreve te reja.