A qëndron e mbyllur në sirtar rregullorja juaj e punës? E pa përditësuar që nga aprovimi i saj, e cila rrallë herë shërben për t’u konsultuar nga punonjësit, deri sa të ndodhë ndonjë konflikt i madh i cili ju lëkund nga rutina e përditshme?
Rregulloret dhe procedurat janë të pa zbatueshme përderisa ato nuk komunikohen në mënyrë efektive dhe konsistente.
Ndoshta ka ardhur koha që të largoni puhurin nga ato rregullore dhe të mendoni se …
- A u janë komunikuar në mënyrë efektive të gjithë punonjësve përfshirë punonjësit e punësuar rishtaz?
- A janë të kuptueshme?
- A i përmbushin kërkesat ligjore
- A zbatohen në mënyrë uniforme dhe rutinore
- A përkrahin misionin dhe qëllimet e kompanisë
- A kontrollohen dhe mirëmbahen periodikisht
- A janë konsistente me praktikat tuaja
PCG mund të rishikoj rregulloret e juaja ekzistuese për t’u siguruar që janë në rregull apo të ju ndihmojë në draftimin e rregulloreve te reja.