Zhvillimi Organizativ jetëson qëllimet strategjike, duke koordinuar strategjinë, njerëzit dhe proceset në mënyrë që të formojë një organizatë të shëndoshë ku individët mund të përparojnë dhe kontribojnë, dhe ku organizata mund të arrijë nivel të lartë dhe të qëndrueshëm të performancës.
Ne jemi një ekip me përvojë të drejtëpërdrejtë në praktikimin e ZhO, që sjellim përvojë nga pozitat e larta organizative dhe diturinë teorike dhe psikologjike e cila formëson të gjitha aspektet e transformimit dhe praktikimit të ZhO. Ne kombinojmë këto të dyja dhe shtojmë përvojën që kemi në konsulenca me klientë të ndryshëm rreth mbështetjes në ZhO.
Ne ofrojmë:
Këshilla për ZhO – Ne ju sjellim dije profesionale përmes ekspertëve tanë për t’iu ndihmuar që të ndërtoni aftësitë organizative në mënyrë që t’i jetësoni qëllimet tuaja për transformim. Duke iu ndihmuar që të keni pasqyrë të kjartë dhe të detajuar në lidhje me kërkesat për transformim, duke rradhitur dhe integruar matësit strategjik të transformimit, lidershipit dhe kulturës; optimizimit të strukturës organizative; ndërtimit të një organizate me performancë të lartë; involvimit dhe inkuadrimit të punëtorëve tuaj dhe transformimit të organizatës tuaj.
Zhvillimi i aftësive për ZhO– Zhvillimi i aftësive për ZhO përbrenda ekipeve tuaja; ZhO/BNJ ekipeve, agjentëve për ndryshim, dhe ekipeve të udhëheqësve të lartë; për të mundësuar që qasja për ZhO të bëhet pjesë e ADN-së për ndryshimet e ardhshme.
Mbështetja për ZhO – në mënyrë diskrete mbështesim agjentët tuaj për ndryshim, punëtorët e BNJ dhe udhëheqësit e lartë “në prapa-skenë” gjatë periudhës së ndryshimeve dhe transformimit organizativ. Duke u bërë “mik kritik” në momente të rëndësishme dhe duke mundësuar hapësirë të sigurtë reflektimi për të thelluar diturinë tuaj dhe për t iu mësuar punën dhe qasjen rreth ZhO.