“Fermeri” Mobile App.

Aplikacioni “Fermeri” është një shërbim i kompanisë Prishtina Consulting Group Sh.P.K. i zhvilluar me përkrahjen e Komunës së Prishtinës dhe RESI (Rural Economic Sustainability Initiative – RESI Project).

Aplikacioni mundëson fermerët të regjistrojnë të mbjellurat e tyre dhe të marrin recepta dhe këshilla falas për rritjen dhe mirëmbajtjen e tyre. Përmes aplikacionit, fermerët do të pranojnë njoftime cdo javë për mirëmbajtjen e të mbjellurave të tyre. Fermerët mund të komunikojnë direkt përmes chat me një grup profesional të agronomëve në rast qe hasin në cfarëdo probleme me të mbjellurat e tyre.

Aplikacioni mund te shkarkohet nga playstore ose appstore për sistemet Android dhe IOS si dhe nëse keni problem me qasje mund ta shkarkoni nga https://www.fermeri.app/ .