PCG është kompani konsulente e cila ofron mbështetje në zhvillimin e biznesit me theks të vecantë në menaxhimin e burimeve njerëzore, zhvillimin e lidershipit dhe përmirësimin e performancës.
PCG ofrom konsulencë biznesore dhe të zhvillimit të iniciativës përfshirë këtu edhe zvillimin organizativ, transformimin dhe ndryshimin, menagjimin e trajnimeve.
Ne mundësojmë që organizata të përmirësoj performancën e saj të qëndrueshme përmes njerëzve të saj – “përmirësim i udhëhequr përmes njerëzve”.
Ne besojmë në njerëz dhe jemi serioz në lidhje me rezultate. Konsulentët tanë për menaxhim, fasilizuesit dhe trajnerët sjellin me vete eksperiencën dhe ekspertizën e tyre të cilën e modifikojnë për t’a shfrytëzuar për nevojat specifike të klientit, për kontekste të ndryshme, objektiva, kulturë dhe kritere për sukses.
Përmes bashkëpunimit të afërt me klientët tanë ne sjellim rezultate dhe qëndrueshmëri të suksesit.
PCG ofron mbështetjen e saj kompanive lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore (BNJ). Mbështetja jonë është zgjidhje e përsosur për punëdhënësit të cilët nuk kanë departamente të burimeve njerëzore ose të cilat kanë nevojë shtesë për ekspertizë në lidhje me cështje të punësimit dhe përputhje me rregullore dhe Ligje. Mbroni biznesin dhe punëtorët tuaj nga rreziqet e lidhura me gabimet e zakonshme që vijnë nga menaxhimi jo i mirë i BNJ.
Oferta jonë për “Outsource” (delegim/transferim i funskioneve të BNJ) është zgjidhje efikase për kompanitë në mënyrë që ato t’a kanë më të lehtë mirëmbajtjen e standardeve të larta në praktikat e punësimit.
PCG ofron llojllojshëri të mundësive për të kërkuar punë si dhe shërbime të konsulencës përfshirë këtu sistemin e garantuar i cili iu ndihmon që t’a gjeni dhe merrni ofertën më të mirë për punë.
PCG mund të iu ndihmojë në përmirësimin e performancës së punëtorëve përmes trajimeve, seminareve dhe prezentimeve të zhvilluara enkas sipas specifikave të cilat i përshtaten biznesit tuaj, qëllimeve dhe sfidave të menaxhimit. PCG ofron analiza profesionale dhe të besueshme në lidhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, përshtatjen me to, vlerësimin dhe kërkesat.
PCG ofron asistencë për punë kërkuesit në lidhje me zhvillim të karierës përmes këshillimeve vlerësuese, shkrim të rezymesë dhe kërkim të punës së përshtatshme.