Shërbimet

Bëhuni lider me përkrahjen tonë

Mbështetje në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

PCG ofron shërbime për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (MBNJ) apo trajnon stafin tuaj në vend pune, në të gjitha aspektet e MBNJ, duke filluar prej rekrutimit, punësimit e deri te largimi. Ne sjellim metodologji bashkëkohore të rëndësishme për të adresuar çështjet e zakonshme ditore si dhe ato më të rëndësishmet.

Zhvillim i Karrierës

Pa marrë parasysh se a jeni në fillim të karrierës tuaj, keni mbetur rishtaz pa punë dhe keni nevojë për ndihmë për të kërkuar punë, dëshironi të vazhdoni në kahje tjetër apo thjeshtë dëshironi që të jeni të përgatitur mirë për të kërkuar punë apo jeni duke u përgatitur që të filloni një punë të re, ne mund të ju ndihmojmë.

p

Mbështetje në Menaxhim dhe Zhvillim të Biznesit

Mënyra jonë e përkrahjes për menaxhimin dhe zhvillimin e biznesit bashkon një numër të fushave të ndryshme të integruara në mënyrë që të sjellin një qasje të balansuar të transformimit të performancës biznesore dhe përmirësimit të shëndetit organizativ.

Mbështetje në Menaxhimin e Marrëdhënieve me Publikun

Prezenca në media është vitale për ngirtjen e vetëdijes, për pozitën dhe këndvështrimet e kompanisë, për të fituar mbështetjen e publikut, ndërtimin dhe promovimin e brendit apo produktit apo edhe për të parandaluar ndonjë krizë eventuale. Ne në PCG e dijmë se nëse zhvillohen si duhet marrëdhëniet me publikun dhe mediat janë mjet i fuçishëm dhe luajnë një rrol të rëndësishëm për ti ndihmuar klientët tanë për t’i arritur objektivat.