Në tregun e sotëm konkurent të punës ju duhet që të bëni krejt çfarë është e mundur ashtu që në mënyrë sa më efektive të artikuloni përparësitë e juaja konkuruese në krahasim me të tjerët që synojnë të njejtën pozitë, fillimisht për t’iu vërejtur dhe pastaj për të ju punësuar!
Qëllim ynë në PCG është që ju të arrini sukses në karierë si dhe të sigurohemi se rezymeja, letra hyrëse, aftësitë intervistuese, të gjitha këto të jenë në gjendje sa më të mirë për të ju përkrahur në gjetje të punës.
Si mund të ju ndihmojmë
Këshilla të drejtëpërdrejta të cilat sigurojnë mjete të personalizuara për karierë të nevojshme për të ju bërë konkurrentë dhe për të ju dhënë mbështetjen dhe inkurajimin e duhur përgjatë rrugës, si dhe për të ju mbajtur pzitivitetin dhe fokusimin.
Fillojmë me “Çka dëshironi të bëni?” dhe nëse ju nuk jeni të sigurtë në përgjigjje, ne mund të ju udhëheqim përgjatë karierës dhe procesit të identifikimit të interesimeve tuaja për të ju ndihmuar që t’i kuptoni aftësitë, personalitetin, interesimet dhe lidhëshmërinë e tyre me shtegun përkatës të karierës dhe punën.
Këshilltarët për karierë ofrojnë udhëzime në lidhje me:
- Strategjinë për karierë dhe planifikimin
- Identifikimin dhe prezentimin e kredencialeve tuaja më tërheqëse
- Zhvillimin / shkrimin e rezymesë
- Draftimin e letrës hyrëse (cover letter)
- Përgatitjen për intervistë
- Kontaktet (netuorking)
- Ndihmë gjatë kërkimit të punës