Zhvillimi Organizativ (ZhO)
Jetëson qëllimet strategjike, duke koordinuar strategjinë, njerëzit dhe proceset në mënyrë që të formojë një organizatë të shëndoshë ku individët mund të përparojnë dhe kontribojnë, dhe ku organizata mund të arrijë nivel të lartë dhe të qëndrueshëm të performancës.
Ne jemi një ekip me përvojë të drejtëpërdrejtë në praktikimin e ZhO, që sjellim përvojë nga pozitat e larta organizative dhe diturinë teorike dhe psikologjike e cila formëson të gjitha aspektet e transformimit dhe praktikimit të ZhO. Ne kombinojmë këto të dyja dhe shtojmë përvojën që kemi në konsulenca me klientë të ndryshëm rreth mbështetjes në ZhO.
Ne ofrojmë:
Këshilla për ZhO – Ne ju sjellim dije profesionale përmes ekspertëve tanë për t’iu ndihmuar që të ndërtoni aftësitë organizative në mënyrë që t’i jetësoni qëllimet tuaja për transformim. Duke iu ndihmuar që të keni pasqyrë të kjartë dhe të detajuar në lidhje me kërkesat për transformim, duke rradhitur dhe integruar matësit strategjik të transformimit, lidershipit dhe kulturës; optimizimit të strukturës organizative; ndërtimit të një organizate me performancë të lartë; involvimit dhe inkuadrimit të punëtorëve tuaj dhe transformimit të organizatës tuaj.
Zhvillimi i aftësive për ZhO– Zhvillimi i aftësive për ZhO përbrenda ekipeve tuaja; ZhO/BNJ ekipeve, agjentëve për ndryshim, dhe ekipeve të udhëheqësve të lartë; për të mundësuar që qasja për ZhO të bëhet pjesë e ADN-së për ndryshimet e ardhshme.
Mbështetja për ZhO – në mënyrë diskrete mbështesim agjentët tuaj për ndryshim, punëtorët e BNJ dhe udhëheqësit e lartë “në prapa-skenë” gjatë periudhës së ndryshimeve dhe transformimit organizativ. Duke u bërë “mik kritik” në momente të rëndësishme dhe duke mundësuar hapësirë të sigurtë reflektimi për të thelluar diturinë tuaj dhe për t iu mësuar punën dhe qasjen rreth ZhO.
Transformimi dhe ndryshimi
Thënjet “Transformim dhe ndryshim” kohëve të fundit njerëzit i përdorin shpesh por edhe i përziejnë me njëra tjetrën. Kjo nuk na vie gjithnjë në ndihmë. Ne e shohim ndryshimin si:
Ndryshimi – është gjithnjë me ne. Menaxhimi i ndryshimit është i pa evitueshëm dhe i inkorporuar në pjesë të madhe të punës që e bëjmë. Nënkupton punën e vazhdueshme për të implementuar proceset dhe praktikat të reja operative për të përmirësuar efektivitetin dhe efikasitetin. Mund të ndodh tek cdo nivel i organizatës dhe poashtu mund të jetë i koncentruar në një department apo funsion të vetëm.
Transformimi – është lëvizje radikale nga gjendja “status quo” – ndryshim madhor në mënyrën se si bëni biznes, shpeshherë i shtyer nga ndryshimi i tregut i cili ndikon në strukturë, kulturë apo praktika operative; shpesh me natyrë gjithëpërfhsirëse për biznesin dhe me ndikim ndër-funksional. Transformimi kërkon jo vetëm aftësi për të vepruar në mënyrë të re, por poashtu ndryshim të brendshëm të imazheve mendore të njerëzve për organizatën, vlerat, sjelljet dhe mënyrat e bashkëveprimit.
Transformimi kërkon qasje të specializuar ku ne mund të ju mbështesim përmes:
- Skjarimit në lidhje me fushën e transformimit tuaj, metodat dhe kërkesat që keni në lidhje me benefitet biznesore
- Krijimit të Modelit Operativ te Biznesit apo Modelit Operativ te Objektivit
- Post – merger integrimit
- Qasjes gjithëpërshirëse dhe sistematike të transformimit
- Gjenerimit të mendimeve përparimtare
- Inkuadrimit të punëtorëve në linjë me strategjinë
- Ndryshime të përmasave të mëdha/ intervenime të përmasave të mëdha
- Fasilizimit
“Ashtu se si krimbi shëndrohet në flutur, edhe transformimi simbolizon që mënyra e vjetër e punës dhe e ekzistimit është zhdukur përgjithmonë”
Programet e trajnimit për Menaxhim
Programet tona të trajnimeve për menaxhim fokusohen në zhvillimin adekuat të qëndrimeve, diturisë, aftësive dhe sjelljeve në mënyrë që talenti i menaxherëve tuaj të shfrytëzohet në mënyrë sa më efektive. Ne u sigurojmë individëve mjetet praktike, vetëbesimin dhe kompetencat për t’i shfrytëzuar ato mjete, për t’u siguruar se janë arritur rezultate të prekshme.
Ne poashtu mbështesim menaxherët e drejtëpërdrejtë në zhvillimin e aftësive të tyre për të inspiruar, motivuar dhe angazhuar stafin e tyre në mënyrë që ata të dëshirojne të japin më të mirën e tyre përmes një performance të shkëlqyer.
Ne dallohemi me një ekip të shkëlqyer të ekspertëve dhe për kreativitetit që sjellim për të bërë mësimin e përshtatshëm, interaktiv dhe të fokusuar drejtë rezultateve. Ne sigurohemi që aftësimi të jetë një ndryshim i prekshëm për njerëzit dhe bizneset e tyre.