Delegimi i Menaxhimit të BNJ (Outsourcing)

Nëse kompania juaj e konsideron delegimin e një apo disa funsioneve të burimeve njerëzore –jashtë kompanisë (Outsourcing) – ju jeni pjesë e trendit në rritje. Kohë më parë MBNJ nuk ishte edhe aq i komplikuar, kishte: punësimin, largimin dhe pagat. Që nga 1970 – tat e vona, BNJ janë rritur për tu bërë më sfiduese.

Haroni kohën që duhet kaluar me punëtorët apo duke përpiluar rregullore në lidhje me çështje të benefiteve, administratës dhe përputhjen e tyre me ligje. Aktivitete këto që zakonisht do t’ua marrin tërë kohën. Ekzistojnë arsye shumë të forta për të konsideruar delegimin e MBNJ, por nëse pyeteni se pse kompanitë tjera e bënjë këtë, lexoni statistikat në vazhdimësi!

Shoqata ndërkombëtare për MBNJ (SHRM) ka bërë anketim të qindra kompanive në lidhje me mënyrat e delegimit (Outsorcing) dhe ja se çka kanë gjetur të jenë arsyet kryesore se pse kompanitë delegojnë:

  • 27% e kompanive delegojnë për të kursyer të holla – kjo edhe nuk është shumë befasuese – cila kompani nuk dëshiron të kursej dicka?
  • 23% e kompanive delegon për t’u fokusuar në strategji – burokracija dhe detyrat e shumta administrative nuk lënë shumë kohë për t’u marrë me planifikim, prandaj kjo ka kuptim.
  • 22 % e kompanive delegon në mënyrë që të jenë në përputhje me ligjet – cdo ditë e më shumë përshtatja me ligjet bëhet sfiduese prandaj delegimi i rrezikut është hap i duhur.
  • 18 % e kompanive delegon për të përmirësuar saktësinë – nëse keni shumë për të bërë (dhe kush nuk ka) saktësia lihet anash, prandaj edhe kjo ka shumë kuptim.
  • 18% e kompanive delegon si shkak i mungesës së përvojës përbrenda kompanisë. T’i dini dobësitë e juaja është me rëndësi të njejtë sikurse t’i dini përparësitë, prandaj delegimi i detyrave të cilat e dini që nuk jeni në gjendje t’i menaxhoni me sukses tek dikush me përvojë, është vendim shumë i mirë biznesor.
  • 18% e kompanive delegojnë për të përfituar nga teknologjia e avancuar – kur kemi të bëjmë me një nr. të madh të shënimeve të rëndësishme të cilat duhen analizuar, por punë kjo e cila kërkon teknologji të kushtushme, delegimi mund të ofroj zgjedhje pa ndonjë investim madhor.

Cila do që të jetë arsyeja juaj për delegim të MBNJ, PCG është këtu t’iu ofroj mbështetjen e nevojshme profesionale.