Zhvillim i karrierës

Vazhdimisht aplikoni për punë dhe nuk merrni asnjë përgjigjje? Nuk mund të kaloni përtej intervistës së parë? Mendoni se nuk jeni të përzgjedhur për shkak se jeni më të kualifikuar sesa kërkesat për pozita për të cilat aplikoni?
A jeni të pasigurtë se çka dëshironi të bëni? Mendoni të ndryshoni llojin apo fushën e karrierës por jeni të pasigurtë se cili shteg i karrierës është i përshtatshëm për ju?
Keni humbur punën, apo mendoni se jeni të rrezikuar në tregun e sotëm të punës?
Ka kohë që nuk keni kërkuar punë dhe nuk dini se ku të filloni?

Pa marrë parasysh se a jeni në fillim të karrierës tuaj, keni mbetur rishtaz pa punë dhe keni nevojë për ndihmë për të kërkuar punë, dëshironi të vazhdoni në kahje tjetër apo thjeshtë dëshironi që të jeni të përgatitur mirë për të kërkuar punë apo jeni duke u përgatitur që të filloni një punë të re, ne mund të ju ndihmojmë.

Ne punojmë me ju për t’iu aftësuar për punë-kërkim në mënyrë që të arrini sukses. Do të ju ofrohen këshilla dhe strategji të dëshmuara nga ekspertët tanë të cilët do t’u kushtojnë vëmëndje personale përgjat secilit hap të rrugëtimit tuaj drejt qëllimeve të karrierës.

Këshillim vlerësues

Jeni të ri në tregun e punës apo jeni profesionit me përvojë që dëshiron ndryshim, ne ju ndihmojmë për të identifikuar karierën që është e përshtatshme për ju duke u bazuar në interesimet dhe aftësitë e juaja.

Ne e dijmë që punë-kërkuesit ballafaqohen me sfida unike dhe për këtë arsye ofrojmë këshillime të personalizuara për një numër të madh individësh me qëllim të identifikimit të aftësive të tyre individuale, përparësive, shkathtësive, vlerave, preferencave dhe mënyrës se si ato lidhen me opcione specifike të punës.  Pra nëse sapo keni filluar, keni mbetur rishtaz pa punë,  apo kërkoni ndryshim … jeni punëtor i ri apo me përvojë … ne mund të ju ndihmojmë.

Ne përdorim metoda testimi të cilat ndihmojnë në identifikimin e aftësive të nevojshme, interesimeve dhe tipeve të personaliteteve për t’iu ndihmuar që të identifikoni interesimet tuaja, mundësitë dhe vlerat dhe si ato lidhen me mundësi potenciale për karierën tuaj të ardhshme.

CV dhe më tepër

Në tregun e sotëm konkurent të punës ju duhet që të bëni krejt çfarë është e mundur ashtu që në mënyrë sa më efektive të artikuloni përparësitë e juaja konkuruese në krahasim me të tjerët që synojnë të njejtën pozitë, fillimisht për t’iu vërejtur dhe pastaj për të ju punësuar!

Qëllim ynë në PCG është që ju të arrini sukses në karrierë si dhe të sigurohemi se rezymeja, letra hyrëse, aftësitë intervistuese, të gjitha këto të jenë në gjendje sa më të mirë për të ju përkrahur në gjetje të punës.

Si mund të ju ndihmojmë

Këshilla të drejtëpërdrejta të cilat sigurojnë mjete të personalizuara për karrierë të nevojshme për të ju bërë konkurrentë dhe për të ju dhënë mbështetjen dhe inkurajimin e duhur përgjatë rrugës, si dhe  për të ju mbajtur pzitivitetin dhe fokusimin.

Fillojmë me “Çka dëshironi të bëni?” dhe nëse ju nuk jeni të sigurtë në përgjigjje, ne mund të ju udhëheqim përgjatë karrierës dhe procesit të identifikimit të interesimeve tuaja për të ju ndihmuar që t’i kuptoni aftësitë, personalitetin, interesimet dhe lidhëshmërinë e tyre me shtegun përkatës të karierës dhe punën.

Këshilltarët për karierë ofrojnë udhëzime në lidhje me:

  • Strategjinë për karierë dhe planifikimin
  • Identifikimin dhe prezentimin e kredencialeve tuaja më tërheqëse
  • Zhvillimin / shkrimin e rezymesë
  • Draftimin e letrës hyrëse (cover letter)
  • Përgatitjen për intervistë
  • Kontaktet (netuorking)
  • Ndihmë gjatë kërkimit të punës

Ndihma në punë-kërkim

Kërkimi për punë që shpërblehet dhe që ju përshtatet mund të jetë detyrë e frikshme. Ku të filloni? Si t’i gjeni punët “e fshehta”? PCG mund të ju ndihmojë që të definoni dhe ndërmerrni një kampanjë kërkimi strategjik dhe të suksesshmë për punë.

Ne ofrojmë ndihmë në punë-kërkim për punë-kërkues të ndryshëm përfshirë:

  • Personat që sapo kanë filluar karrierën
  • Personat që konsiderojnë ndryshim të punës apo karrierës
  • Personat që kanë mbetur rishtaz pa punë

Trajnime

Përveç shërbimeve të këshillimeve dhe udhëzimeve të drejtëpërdrejta, PCG ofron edhe trajnime të specializuara. Trajnime në lidhje me shkrim të rezymeve, letrave hyrëse, përgatitjes për intervistë, përdorimin e internetit për të gjetur punë, shfrytëzimin e kompanive që ofrojnë punë të përkohshme, si dhe trajnime tjera të rëndësishme sipas kërkesave të klientëve.