Thënjet “Transformim dhe ndryshim” kohëve të fundit njerëzit i përdorin shpesh por edhe i përziejnë me njëra tjetrën. Kjo nuk na vie gjithnjë në ndihmë. Ne e shohim ndryshimin si:
Ndryshimi – është gjithnjë me ne. Menaxhimi i ndryshimit është i pa evitueshëm dhe i inkorporuar në pjesë të madhe të punës që e bëjmë. Nënkupton punën e vazhdueshme për të implementuar proceset dhe praktikat të reja operative për të përmirësuar efektivitetin dhe efikasitetin. Mund të ndodh tek cdo nivel i organizatës dhe poashtu mund të jetë i koncentruar në një department apo funsion të vetëm.
Transformimi – është lëvizje radikale nga gjendja “status quo” – ndryshim madhor në mënyrën se si bëni biznes, shpeshherë i shtyer nga ndryshimi i tregut i cili ndikon në strukturë, kulturë apo praktika operative; shpesh me natyrë gjithëpërfhsirëse për biznesin dhe me ndikim ndër-funksional. Transformimi kërkon jo vetëm aftësi për të vepruar në mënyrë të re, por poashtu ndryshim të brendshëm të imazheve mendore të njerëzve për organizatën, vlerat, sjelljet dhe mënyrat e bashkëveprimit.
Transformimi kërkon qasje të specializuar ku ne mund të ju mbështesim përmes:
- Skjarimit në lidhje me fushën e transformimit tuaj, metodat dhe kërkesat që keni në lidhje me benefitet biznesore
- Krijimit të Modelit Operativ te Biznesit apo Modelit Operativ te Objektivit
- Post – merger integrimit
- Qasjes gjithëpërshirëse dhe sistematike të transformimit
- Gjenerimit të mendimeve përparimtare
- Inkuadrimit të punëtorëve në linjë me strategjinë
- Ndryshime të përmasave të mëdha/ intervenime të përmasave të mëdha
- Fasilizimit
Ashtu se si krimbi shëndrohet në flutur, edhe transformimi simbolizon që mënyra e vjetër e punës dhe e ekzistimit është zhdukur përgjithmonë