Tregu aktual i punës është shumë i koklavitur për punë-kërkuesit, por ajo që shumica nuk e vërejnë është se nuk është fare i lehtë as për punëdhënësit. Askush nuk e lakmon vendimin për të larguar punëtorët. Koha, energjia, ndikimi emocional dhe rreziqet e asocuara me largimin e punonjësve – mos të përmendim ndikimin që kjo ka në moral dhe produktivitet të punëtorëve që mbesin në kompani – janë shumë të rëndësishme.
Rekrutimi për pozita të lira është poashtu i vështirë kur marrim parasysh stafin i cili tani më zhonglon prioritetet e shumfishta si dhe nr. e bollshëm të CV-ve që vijnë për pozita të lira si shkak i nr. çdo ditë e më të madh të personave të kualifikuar në tregun e punës.
PCG ofron mbështjetje për shërbime të rekrutimit filluar nga analizat e vendeve të punës, përshkrimet e punës, draftimet, shpalljet e pozitave të lira, përpilimet e listave të ngushta, përcaktimin e kritereve për selektim, intervistimin e kandidatëve dhe përzgjedhjen e personit adekuat për nevojat bizesore të klientëve tane.